Jam një vajzë muslimane. Dua të di nëse lejohet të lyhem në shpinë me dhjamë derri për qëllime mjekësore?
Përgjigje:
Falënderimet i takojnë vetëm Allahut, Zotit të botëve. Dëshmojmë se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është robi dhe i Dërguari i Tij. I lutemi Allahut ta lartësojë përmendjen e Tij, si dhe të familjes dhe shokëve të tij.
Nuk lejohet trajtimi me substanca të papastra si dhjami i derrit, sepse i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Kurohuni o ju robër të Allahut, e mos u kuroni me atë që është e ndaluar. Ngase Allahu nuk ka zbritur sëmundje vetëm se e ka zbritur edhe kurën e saj përkatëse.” (Transmeton Imam Ahmedi, Ebu Daudi dhe Tirmidhiu)
Ky ndalim vlen si për përdorimin e brendshëm (si pije apo ushqim), ashtu edhe për përdorim të jashtëm (si krem apo pomadë). Prandaj, nuk lejohet që dhjami i derrit të përdoret për t’u lyer në trup, përveçse në rast domosdoshmërie, kur nuk ekziston asnjë alternativë e lejuar për ta zëvendësuar atë.
Allahu i Lartësuar thotë:
“Ndërsa Ai(Allahu) ju ka sqaruar atë që jua ka ndaluar, përveç nëse jeni të detyruar.”
(Sureja En’am, 119)
Nëse një person lyen shpinën me dhjamë derri apo me ndonjë lëndë tjetër të papastër, kjo nuk e prish abdesin e tij, por namazi nuk është i vlefshëm derisa ai ta lajë vendin e trupit që është bërë i papastër.
Allahu e di më së miri.
Burimi: islamweb.net / Solli në gjuhën shqipe: pergjigjen.net



