Pyetja: Nëse një person e do Kuranin, por ndonjëherë mund të mos i pëlqejë të dëgjojë disa imamë për shkak të texhvidit, zërit ose mënyrës së leximit të Kuranit gjatë namazit apo në raste të tjera, a ka ndonjë mëkat për këtë mospëlqim?

Përgjigjja: Të gjitha lavdërimet e përsosura i takojnë Allahut, Zotit të botëve…

Nëse një musliman parapëlqen të dëgjojë disa lexues të Kuranit më shumë se të tjerët, nuk ka asgjë të keqe në këtë. Të mos i pëlqejë mënyra e leximit të disa lexuesve nuk bie ndesh me dashurinë ose respektin e tij për vetë Kuranin.

Ajo që ka vërtet rëndësi është që dëgjuesi të angazhohet me leximin në mënyrë të përqendruar, duke medituar mbi kuptimin e tij dhe duke e ndier sikur urdhrat dhe ndalesat e Kuranit i drejtohen atij personalisht.

Njeriu duhet të ketë kujdes që të mos shpërqendrohet nga ky qëllim duke u angazhuar së tepërmi në kërkimin dhe identifikimin e lexuesit që ka zërin më të bukur dhe që i pëlqen më shumë.

Allahu e di më së miri.

Burimi: islamweb.net/ Solli në gjuhën shqipe pergjigje.net