Pyetja:

Cila është dispozita e kryerjes së umres më shumë se një herë brenda vitit?

***

Përgjigjja:

E vërteta është se lejohet përsëritja apo kryerja e umres më shumë se njëherë brenda vitit.
Muhamedi ﷺ ka thënë:

“Umreja deri në umren tjetër janë shlyerje mëkatesh (për besimtarin). Kurse, haxhi i pranuar nuk ka shpërblim tjetër, pos Xhenetit.” [1]

Prej Allahut kërkojmë suksesin, kurse përshëndetjet ia dërgojmë Muhamedit ﷺ, familjes dhe shokëve të tij.

Komisioni i Përhershëm i Fetvave, Vëllimi 11, fq. 334

Përktheu: Suad Shabani

——————————————————————

[1] Buhariu, 1773; Muslimi, 1349.