Pyetja:
Disa njerëz e kërkojnë natën e Kadrit në mënyrë që bëhen aktiv duke falur namazet e tyre dhe forma të tjera të adhurimit ndërsa nuk veprojnë kështu në netët tjera të Ramazanit, a është kjo në përputhje me atë që është e saktë?
***
Përgjigjja:
Jo, nuk është në përputhje me atë që është e saktë, e vërtet nata e Kadrit ndryshon.
Kështu ajo mund të jetë në natën e njëzet e shtatë, dhe mund të jetë në natë tjetër siç është treguar në shumë hadithe.
Është vërtetuar se Profeti ﷺ ka thënë:
“Në atë vit, Nata e Kadrit ka qenë shpallur në natën e njëzet e një.”
Andaj, nuk është me vend që personi të veçojë qëndrimin e tij (në namaz) në një natë të caktuar apo të veçojë një natë për të cilën ai mendon se është Nata e Kadrit.
Por, të përpiqesh në dhjetë netët e fundit është nga udhëzimi i Profetit ﷺ, meqë kur mbërrinin dhjetë netët e fundit, ai shtrëngonte rripin e tij dhe zgjonte familjen e tij dhe i kalonte ato duke qenë i zgjuar.
Pra, ajo që është me vend për besimtarin e matur, është që ai të përpiqet në të gjitha nga dhjetë netët e fundit, në mënyrë që mos t’i kalojë shpërblimi atij.
Fik`hul Ibadat, faqe 207.