Pyetja:
A i lejohet agjëruesit freskimi me ujë (gusli, larja kokës etj.) gjatë temperaturave të larta?
***
Përgjigjja:
Po, ky veprim është i lejuar për agjëruesin. I Dërguari i Allahut ﷺ hidhte ujë mbi kokën e tij nga i nxehti apo nga etja gjatë periudhës së agjërimit. [1]
Ndërsa Ibën Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të e lagte rrobën e tij që të largonte vapën e madhe apo etjen e cila e kaplonte gjatë periudhës sa ishte agjërueshëm.
D.m.th. lagështia nuk ndikon në prishjen e agjërimit pasi ky ujë nuk depërton në stomak.
Allahu është më i Dituri!
Shejh Ibn Uthejmin
Përktheu: Suad Shabani
———————————-
[1] Ebu Davudi