Pyetja:
Ç’është urtësia e detyrimit për agjërim?
***
Përgjigjja:
Kur e lexojmë ajetin: “O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.” (Bekare, 183)
E kuptojmë se cila është urtësia e obligimit të agjërimit, ajo pra është devotshmëria dhe adhurimi i Allahut. Takvallëk d.m.th. lënie e të ndaluarave, në përgjithësi e ka kuptimin e veprimit të urdhrave dhe largimit nga ndalimet. Resulullahu, ﷺ, ka thënë: “Kush nuk i largohet fjalëve të kota, punëve të kota dhe injorancës, le ta dijë se Allahu nuk ka nevojë që ky njeri të largohet nga haja dhe pija”. [1]
Duke e parë këtë, tregohet edhe më tepër rëndësia se agjëruesi duhet t’i respektojë urdhrat si dhe të largohet nga gjërat e ndaluara, qofshin ato gojore apo veprore. Nuk duhet të bën gibet, as të rrenë, as të nxit përçarje mes njerëzve, as të shet gjëra të ndaluara, pra, duhet të largohet nga të gjitha haramet.
Kur njeriu jeton në këtë mënyrë një muaj të plotë, padyshim se gjatë tërë vitit do të kalon ashtu si duhet. Më e keqja është se disa agjërues nuk bëjnë dallim mes ditëve që nuk kanë agjëruar dhe ditëve kur agjërojnë. Ata vazhdojnë me traditën e mëhershme, lënien e urdhrave dhe veprimin e ndalimeve. Nuk mund të shohësh se tek ai prezencën e qetësisë së agjërimit. Këto vepra nuk e prishin agjërimin, por e pakësojnë shpërblimin, bile po qe se i vejmë në terezi mundet që ato vepra ta peshojnë shpërblimin e agjërimit.
Përktheu: Omer Berisha
———————————————-
[1] Buhariu në kapitullin e Agjërimit (1903)