Pyetja:
Cili është vendimi i sheriatit për shprehjet “o jeta ime” ose “u bëfsha kurban për ty” dhe a bien në kundërshtim këto shprehje me ajetin kuranor: “Thuaj: “Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve.” (En’am: 162)?
***
Përgjigjja:
Në shumë hadithe vërejmë se shokë të ndryshëm të Muhamedit ﷺ, i kanë shprehur gatishmërinë e tyre për ta sakrifikuar jetët dhe prindërit e tyre për te. Shprehja “o jeta ime” tregon se njeriut të cilit ia thua këtë fjalë ka vlerën dhe pozitën sikur jeta jote, prandaj nuk prish punë dhe nuk bie në kundërshtim me ajetin: “Thuaj: “Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve.” (En’am: 162) sepse ti mund ta duash një njeri (të cilin e ke të afërt si nënën, babanë, bashkëshortin e tjerë) dhe mund të sakrifikohesh për të në mënyrë që t’i afrohesh Allahut të Madhëruar, sepse dashuria ndaj disa njerëzve është adhurim.
Dr. Sa’d Shithrij
Përktheu: Agim Bekiri