Pyetja:

A duhet ta mallkojmë shejtanin?

***

Përgjigjja:

Njeriu nuk është urdhëruar ta mallkoj shejtanin, por është urdhëruar të kërkoj mbrojtje te Allahu prej tij (shejtanit).

Allahu ka thënë: “E, nëse të godet shejtani me ndonjë vesvese, ti kërko strehim te Allahu, sepse vërtetë Ai dëgjon dhe di.” (Araf, 200)

Allahu ka thënë: “E, nëse ty të ngacmon ndonjë ngacmim prej djallit, ti kërko mbrojtje prej Allahut, se vërtetë Ai (Allahu) është dëgjuesi dhe i di të gjitha.”(Fussilet, 36)

Shejh Ibën Uthejmin

Përktheu: Valdet Kamberi