Pyetje:

Nëse shkel me këmbë ose prek me dorë ndonjë papastërti dhe e lajë atë, a vazhdoj të konsiderohem i pastër (me abdes) apo papastërtia e ka prishur abdesin?

***

Përgjigjja:

Papastërtia nuk e prish abdesin. Nëse njeriun e prek ndonjë papastërti, abdesi i tij nuk prishet, por ai duhet ta lajë (largojë) këtë papastërti.

Me këtë rast dua të vë në dukje se çdo gjë që del nga trupi nuk e prishë abdesin përveç urinës dhe nevojës. Ndërsa gjaku nëse del nga hunda, ose nga plaga e të ngjashme me to, ai nuk konsiderohet i papastërt. Pra, ai nuk e prish abdesin. Ai nuk e prish abdesin qoftë i pakët apo i shumtë.

Shejh Ibën Uthejmini, ‘Fetaua Nurun ala Ed-Derb’, audiokaseta me nr. (292)