Pyetja:

A bën të tallemi me mjekrrën?

Përgjigjja:

Kush e krahason mjekrrën me qimet që dalin tek organi gjenital ka bërë mëkat të madh, i cili e nxjerr njeriun nga feja islame, sepse tallja apo përqeshja me diçka që ka ardhur në Kuran dhe Sunet është kufër (mosbesim) që nxjerr njeriun nga Islami.

Allahu xhele veala ka thënë: “Thuaj: A me Allahun, Librin dhe të Dërguarin e Tij talleni? Mos kërkoni fare ndjesë, ju pasi shpallet se besuat, keni bërë kufër.”
(Teube: 64-66)

Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva

Përktheu: Suad B. Shabani