Pyetja:

Kam dyshime në fe por jo me dëshirën time dhe mundohem vazhdimisht t’i luftoj. A e kam gjynah?

***

Përgjigjja:

Kemi dy pjesë, e para “Kam dyshime” dhe e dyta “Mundohem t’i luftojë”.

Fakti se keni dyshime por jo me dëshirën tuaj duhet ta kuptoni si diçka normale mirëpo edhe kjo është normale deri në një masë të caktuar. Ngase shejtani armën kryesore kundër njerëzimit e ka cytjen, dyshimet, hamendjet, që me to t’i zbrapsë njerëzit nga rruga e drejtë, nga punët e mira dhe nga punët e dobishme.

Në qoftë se ti nuk ia vë veshin këtyre cytjeve dhe vazhdon më tutje me bindjet tua këto nuk të bëjnë dëm e as nuk e ke gjynah. Përkundrazi urrejtja dhe luftimi i këtyre mendimeve është shpërblim tek Allahu i Madhëruar.

Prandaj mos u merr me to, nëse vijnë luftoj dhe vazhdo me punë të mira e me lejen e Allahut do të shpëtosh prej tyre dhe do të shpërblehesh.

Hoxhë Enis Rama

Comments are closed.