Pyetja:

Çfarë kuptimi ka fjala e Allahut në Kuran: “Trashëgiminë (e të dobtëve) e hani me lakmi të pangopur.” (Fexhr: 19)?

***

Përgjigjja:

Fjala është për pasuri të trashëguar. Është e ditur se njeriu e do pasurinë (paratë). Allahu thotë: “Dhe ai (njeriu) është që shumë e do pasurinë.” (Adijat: 8)
Njeriu nga natyrshmëria e tij e donë pasurinë (paratë), mirëpo kjo dashuri për pasuri nuk do thotë që njeriu duhet të ndjekë rrugë jo legjitime (haram) për të ardhur deri tek zotërimi i pasurisë. Si, psh., marrja e kamatës, fitimi i pasurisë përmes kumarit, etj.
Muslimani i sinqertë nuk shikon fitimin e pasurisë ndryshe pos në mënyrat legjitime (hallall) qoftë edhe nëse fiton vetëm pak pasuri ai kënaqet dhe mjaftohet me të. Muslimani nuk mërzitet pse e do pasurinë si dhe nuk synon të fitoj pasuri më shumë nëse metodat e fitimit i ka ndaluar Allahu (përmes kamatës, kumarit, bastoreve sprotive, marrjen e pasurisë pa hak, vjedhja, etj).

Shejh dr. Salih bin Feuzan el Feuzan

Përktheu: Suad B. Shabani