Pyetja:

Çfarë kuptimi ka shprehja “Dijetarët janë robër të ditur të Zotit”?

***

Përgjigjja:

Robërit e ditur të Allahut (që i zbatojnë porositë e tij) janë ulemaja të cilët veprojnë mbas diturisë së tyre dhe i nënshtrohen me sinqeritet urdhërave dhe ndalesave të Allahut.
Allahu thotë:
Bëhuni robër të ditur të Allahut (që i zbatojnë porositë e Tij), sepse ua keni mësuar librin të tjerëve si dhe e mësoni edhe vetë!” (Al Imran: 79)
Disa nga komentatorët e Kuranit kanë thënë:
“Janë ata që ua mësojnë diturinë njerëzve duke filluar nga gjërat parësore dhe duke vazhduar gjërat që vinë pas tyre (dmth ua mësojnë diturinë hap pas hapi). [1]
Nuk duhet që mësuesi të mundohet të ia mësoj nxënësit mësimet për një takim, porse ai duhet dalngadal apo një ditë një mesele (çështje) një ditë një mesele tjetër e kështu me rradhë derisa nxënësi të arrijë zotërimin e kësaj diturie. Dhe i ditur është ai i cili dinë si t’i mësojë njerëzit hap pas hapi dhe i udhëzon ata me dituri drejt pjekurisë, edukatës e kështu me rradhë.

Dr. Salih bin Feuzan el Feuzan

Përktheu: Suad B. Shabani

—————————

[1] Tefisiri i Begaviut