Pyetja:

A lejohet veshja e rrobave të zeza nëse vdesë dikush, posaqërisht kur gruas i vdes burri?!

***

Përgjigja:

Veshja e rrobave të zeza në raste vdekjesh është e urrejtur, e kotë si dhe nuk ka bazë as në Kur’anin Famëlartë e as në Sunetin e pastër Profetik.
I Dërguari i Allahut ﷺ na ka mësuar që në raste të tilla të themi: Të Allahut jemi dhe tek Ai kemi për t’u rikthyer. O Allah, më shpërble mua për këtë sprovë që më ka goditur dhe ma zëvendëso me diçka më të mirë”. [1]
Nëse besimtari e thotë këtë lutje me sinqeritet, bindje dhe shpresë të plotë tek shpërblimi i Allahut atëherë Allahu do ta shpërblejë atë dhe do t’ia kompenzojë sprovën e rënë me diçka më të mirë.

Allahu është më i Dituri!

Shejh Ibn Uthejmin

Përktheu: Suad  Shabani

———————–

[1] Muslimi