Pyetja:

Cila është dispozita e sheriatit islam në lidhje me dhënien e lokaleve me qira edhe nëse aty shiten cigare, kaseta muzikore, video kaseta ku ka filma pornografik apo për hapjen e ndonjë banke e cila punon me kamatë?!

***

Përgjigjja:

Dispozita e sheriatit islam në lidhje me dhënien e lokaleve me qira për qëllimet e lartëpërmendura shihet qartazi në fjalët e Allahut, ku thotë:
“Ndihmoni njëri-tjetrit në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat, dhe mos ndihmoni në mëkate dhe armiqësi! Dhe Frikësojuni Allahut, ngase Allahu dënon ashpër.” (El Maide: 2)
Dhe mu për këtë arsye dhënia e lokaleve me qira për qëllimet e lartëpërmendura është rreptësisht e ndaluar (haram) në sheriatin islam, sepse kjo llogaritet ndihmë dhe pjesëmarrje në mëkate dhe armiqësi.

Shejh Uthejmini

Përktheu: Suad B. Shabani