Pyetja:

Si mund ta dimë se nuk ka zot tjetër të ngjashëm me Allahun, me cilësitë dhe veprat e Tij?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut.

Logjika dhe natyrshmëria e pastër e njeriut aludojnë, kurse pejgamberët kanë lajmëruar se kjo botë është e krijuar, kontrollohet, Krijuesi i saj ka dije të pakufishme, fuqi të plotë, vullnet që mund ta aplikoj, urtësi të përkryer dhe se mendja nuk mund ta parafytyroj realitetin e cilësive të Tij.

Po ashtu aludojnë në atë se Krijuesi dhe Mbikëqyrësi i kësaj gjithësie është i Vetmi që meriton adhurimin, duke e dashur, duke iu frikësuar, shpresuar në Të dhe duke e madhëruar. Fjala “La ilahe il-lAllah” i ngërthen në vete të gjitha kuptimet e Teuhidit, se Allahu është Një në zotërimin e Tij, në të adhuruar dhe në emrat dhe cilësitë e Tij, ai nuk ka rival as të ngjashëm. Allahu na ka sqaruar se: “Sikur të kishte në to (në qiej e në tokë) zota pos Allahut, ato të dyja do të shkatërroheshin. Larg asaj që i përshkruajnë është Allahu, Zoti i Arshit.” (Enbija: 22)
Poashtu në ajetin tjetër qëndron: “Allahu nuk ka marrë për Vete kurrfarë fëmijë (as nga engjëjt, e as nga njerëzit), nuk ka me Të ndonjë zot tjetër, pse (sikur të kishte zot tjetër), atëherë secili zot do të veçohej me atë që ka krijuar, dhe do të dominonin njëri mbi tjetrin! i lartë, i pastër është Allahu nga ato që ia përshkruajnë.” (Mu’minun: 91)
Sikur kjo gjithësi t’i kishte dy krijues do të çrregullohej sistemi i saj. Harmonia që ekziston në këtë gjithësi vërteton se ka vetëm një zot. Kur të pranosh se Allahu është Shpikësi dhe Rregulluesi i gjithësisë dhe se Ai është i Vetmi që meriton adhurimin, atëherë patjetër të pranosh se nuk ka të barabartë më Të, sepse në të kundërtën do të ishin dy zota. Pra besimi se edhe dikush tjetër mund të ketë cilësitë e Zotit është besim në më shumë zota. Llojet e Teuhidit (njëshmërisë së Allahut) janë të ndërlidhura fortë mes tyre, ai që mohon njërën ka mohuar edhe tjetrën. Pra ke për obligim të besosh në Allahun fortë, të besosh se Ai është Zoti i çdo gjëje dhe Mbreti i tyre, se askush nuk meriton adhurimin askush përpos Tij. Ai i meriton të gjitha cilësitë e plota, dhe është larg çdo të mete. Kjo është rruga e pejgamberëve dhe robërve të Allahut të sinqertë. E ai i cili pohon se ka të ngjashëm me Allahun, ai ka trasuar rrugën e politeistëve (mushrikëve), e Allahu është denoncuar nga një gjë e tillë duke thënë: “I pastër e i lartë është Zoti yt, Zoti i gjithëfuqishëm nga ajo që ata i përshkruajnë. çdo e mirë qoftë ndaj të dërguarëve. Dhe falënderimi i qoftë Allahut, Zotit të gjithësisë!” (Safa: 180, 181)

Abdurahman el Berrak