Pyetja:

Shumë të rinj ndjekin komentet për të ardhmen e tyre në horoskopet e revistave të ndryshme. A lejohet të lexohen këto horoskop?

Përgjigja:

Horoskopi paraqet njoftime (të rrejshme), që kinse i caktojnë sipas yjeve dhe sipas datëlindjes (prej x datës – deri në x datë) janë gjë e caktuar në atë horoskop. P.sh., ka që sipas datëlindjes janë demi, e tjetri cjapi, e kështu me radhë. Allahu e ka krijuar njeri, e yjet i thonë se është dem. Pastaj aty fusin gënjeshtra, që i sajojnë vetë këta manipulues dhe ky është falli modern. Pejgamberi ﷺ, ka thënë: “Kush merr dituri nga yjet (për të komentuar të ardhmen e dikujt), ai ka marrë një degë nga sihri (magjia).” Pasojat e leximit të horoskopit janë të njëjta me shkuarjen te fallxhorët. E njëjta gjë vlen edhe për ato kanale televizive, ku dalin gra fallxhore dhe hedhin fall me letra, apo kërkojnë t’ua tregosh datëlindjen e pastaj të tregojnë për të ardhmen. Allahu na ruajt nga sherri i tyre.

Përktheu: albislam