Pyetja:

A i lejohet gruas t’i zbulojë duart dhe këmbët e saj kur falet në shtëpinë e saj kur nuk ka njerëz të huaj?

***

Përgjigjja:

Në lidhje me këtë çështje dijetarët kanë mendime të ndryshme; a janë duart e gruas dhe këmbët e saj auret në namaz apo jo?

Nuk ekziston diçka e qarte e saktë nga Suneti që e sqaron këtë gjë. Por per t’iu larguar kundërshtimeve më mirë është që gruaja t’i mbulojë duart dhe këmbët e saj. E nëse ajo nuk i mbulon dhe falet në këtë gjendje, namazi i saj është i saktë, sepse nuk ka argument të saktë se duart dhe këmbët jane auret në namaz.

Shejh Ibën Uthejmini, “Fetaua nurun ala ed-derb”, vëll. 4

Perktheu: Unejs Sheme