Pyetja:

Jam një i ri musliman i papunë dhe familja ime paguan për ushqimin tim nga burime të paligjshme, a pranohet namazi im?

***

Përgjigjja:

Nuk të lejohet të hash, të pish apo të përfitosh nga para të fituara nga burime haram. Duhet të pavarësohesh prej tyre.

Allahu i Lartësuar thotë: “…e kush i përmbahet dispozitave të Allahut, atij Ai i hap rrugë dhe e furnizon atë prej nga nuk kujton fare…” (Talak, 2-3)

Por kjo nuk ndikon tek namazet e tua, në fakt, ato janë të sakta.

Komisioni i Përhershëm i Fetvave, “Fetva islame”, Vol.1, fq.157

Përktheu: M. Tafa