Pyetja:

A saktësohet hadithi: “Kush lanë të vdekurin le të lahet dhe kush e mban atë le të marrë abdes”?

***

Përgjigjja:

Hadithi i përmendur është daif (i dobët). Saktësohet nga Profeti ﷺ në hadithe të tjera se është ë pëlqyeshme larja për atë që lanë të vdekurin. Ndërsa përsa i përket atij që e mban atë nuk saktësohet asgjë për marrjen abdes. Nuk është e pëlqyeshme marrja abdes për atë që mban të vdekurin ngase nuk ka argument për këtë.

Burimi: Mexhmu fetaua ue mekalat (10/170) dhe “El-Feuaidul Xhilijeh” (55).

Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë) për këtë ka thënë:

Është e pëlqyeshme për atë që mban të vdekurin që të marrë abdes. Bazuar në fjalën e Profetit ﷺ: “Kush lanë të vdekurin le te lahet dhe kush e mban atë le të marrë abdes.” Ky është hadith autentik, i cili ka ardhur në disa rrugë ku disa prej tyre janë të sakta e disa të mira (hasen) siç i kam përmendur në “Irvaul-Galil” me nr (144).

Këtë e ka përforcuar Ibën Kajjimi, Ibën el-Kitan, Ibën Hazmi dhe Hafidhi (Ibën Haxher). Për më shumë kthehu “Et-Telkhisul-Habir” (2/134).

Shejh Ibën Bazi, “Temamul-minneh”, ” Eth-Themerul-Mustetab” (1/12) dhe “Ahkamul-Xhenaiz” (102)

Përktheu: Unejs Sheme