Pyetja:
Cili është përkufizimi (definicioni) i ‘mekruhut’, pra çfarë konsiderohet fetarisht vepër e papëlqyeshme?
***
Përgjigjja:
Falenderimi i takon Allahut, paqja dhe nderimet e tij qofshin për të Dërguarin e Tij ﷺ, familjen dhe shokët e tij.
Mekruh, është ajo vepër për të cilën mosvepruesi i saj shpërblehet, nëse e lë atë për hir të Zotit, ndërsa ai që e vepron, nuk dënohet (pasi shëmtia e asaj vepre nuk e arrin gradën e haramit).
Komisioni i Përhershëm për Fetva
Abdul Aziz bin Baz
Abdullah bin Gudejan
Abdurrezak Afifi
Abdullah bin Ku’uud
Përktheu: Enes Ajdini