Pyetja:

A pranohet kryerja e haxhit nëse e paguajmë me pasuri haram? Dmth: Fitimet e nxjerra nga droga i blen bileta haxhi dhe ja dërgon prindërve që të bëjnë haxhin, e duke e ditur se pasuritë e tyre janë mbledhur nga tregetia e drogës, a është haxhi i tij i pranuar apo jo?

***

Përgjigjja:

Bërja e haxhit nga pasuria e fituar me haram, nuk pengon që haxhi të jetë i saktë por është me gjynah për shkak të fitimit haram dhe gjithashtu i pakësohet shpërblimi i haxhit dhe nuk i quhet i pavlefshëm.

Komisioni i Përhershëm Për Fetva

Kryetar: AbdulAziz bin Baz
Nënkryetar: Abdurrezak Afifi
Lektor: Abdullah bin Kaud

Përktheu: Gentian Rushiti