Pyetja:
Kam dëgjuar se shejh Albani thotë që shkurtimi i namazit për udhëtarin ka një cak kohor. Bazuar mbi këtë a i lejohet studentin që shkon në një vend tjetër për të studiuar, që të shkurtojë namazet e tij gjatë qëndrimit në atë vend ku studion? Dhe cili është mendimi i shejhut në këtë çështje?
***
Përgjigjja:
Këto fjalë nuk janë të vërteta. Kush ka dy shtëpi, dmth që qëndron (jeton) në dy shtëpi, si ai që është i martuar me dy gra, apo studenti që studion në një vend dhe familja e tij është në një vend tjetër, ky e shkurton namazin vetëm gjatë udhëtimit vatje- ardhje, dhe nuk i shkurton namazet kur është në njërin nga dy vendet, sepse ai konsiderohet vendas në të dyja vendet ku jeton….
“Dhe shkurtimi i namazeve është obligim, ndërsa bashkimi mes tyre është lehtësim.”
Medh’hebi i shejh Albanit ishte se: kur ai vinte në Jordani – përpara se ta bënte këtë shtet vendqëndrim të përhershëm të tijin dhe përpara se të ndërtonte në të shtëpinë e tij – qëndronte te vajza e tij dhe e falte namazin të plotë (të pa-shkurtuar) dhe thoshte: “Unë kam një dhomë te shtëpia e vajzës time, prandaj unë jam vendali, jo udhëtar.”
Ky nuk është udhëtim sipas përkufizimit fetar. Njeriu i tillë është vendali dhe nuk i lejohet t’i bashkojë namazet. Ky është mendimi i shejh Albanit. Allahu i Lartësuar e di më së miri.
Shejh Mesh’hur Hasen
Përktheu: Shuajb Rexha