Pyetja:

Kam dëgjuar nga disa njerëz se nuk lejohet personit të presë flokët (apo te shkul qimet) dhe thonjtë e tij në dhjetëditëshin e parë të Dhul-hixhes. A është e saktë kjo fjalë që kam dëgjuar?

***

Përgjigjja:

Shejh Ibën Bazi (Allahu e mëshiroftë!):

Nëse personi dëshiron të bëj kurban, atëherë ai nuk duhet të pres thonjtë, flokët dhe as lëkurën së tij derisa të ther kurbanin, pas hyrjes së muajit (Dhulhixhe). Bazuar në atë që saktësohet në “Koleksionin e haditheve autentike” të Muslimit nga Ummu Selemeh (Allahu qoftë i kënaqur me të) nga Profeti ﷺ se ka thënë: “Kur të futet muaji Dhulhixhe dhe ndonjëri prej jush dëshiron të bëj kurban, atëherë mos të pres asgjë nga flokët (qimet), thonjtë dhe lëkura e tij.”

E nëse ai nuk do bëj kurban, atëherë nuk ka asgjë dhe i lejohet t’i veprojë këto gjërat si në dhjetë ditëshin e Dhulhixhes ashtu dhe në ditët (e muajt) e tjerë.

Fetaua nurun ala ed-derb

Përktheu: Unejs Sheme