Pyetja:

Kam lexuar në librin “Delil El-Khajrat” një hadith ku thuhet: “Kush dërgon salavate për Profetin ﷺ ditën e xhuma njëqind herë i falen atij gabimet tetëdhjetë vjet.” A është i saktë ky hadith?

***

Përgjigjja:

Kjo nuk është e saktë dhe nuk ka bazë. Libri “Delail el-Khajrat” përmban hadithe që nuk saktësohen nga Profeti ﷺ. Madje disa hadithe që gjenden në “Delail el-Khajrat” nuk kanë asnjë vlerë, sepse nuk saktësohen dhe disa hufadh (dijetarë dhe hafiza të hadithit) kanë gjykuar për to hadithe se janë shpikje (nuk kanë asnjë bazë). Madje disa dijetarë kanë dhënë fetua që ky libër të digjet, sepse hadithet që gjenden në të nuk saktësohen.

Allahu e di më së miri!

Shejh Abdullah bin Humejd, “Fetaua nurun ala ed-derb”

Përktheu: Unejs Sheme