Pyetja:

A lejohet shkrimi i inicialeve a.s., kur shkruhet emri i profetit Muhamed?

****

Përgjigjja:

Është detyrë që salavati të shkruhet i plotë, ndërsa vetëm shkrimi i inicialeve është gabim, por kur permendet emri i tij (Profetit), salavati shkruhet i plotë ﷺ (salAllahu alejhi ve selem) dhe më e mira është që gjatë shkrimit edhe ta shqiptosh, sepse në këtë mënyrë ke bërë dy vepra njëkohësisht.

Shejh Ibn Baz

Përktheu: Udha e Besimtarëve