Pyetja:

Cfarë gjykimi ka të vendosësh Kuranin në tokë apo në sexhade?

***

Përgjigjja:

Më mirë do të ishte të vendoset në një vend të lartë në mënyrë që të plotësohet lartësimi i tij si në aspektin fizik dhe në atë kuptimor. Allahu i Lartësuar ka thënë: “i ngritur dhe i pastër”, ndaj nëse duhet ta vendosësh diku, vendose në një vend të ngritur edhe nëse është pak i ngritur. Nëse nuk ke mundësi, atëherë lejohet ta vendosësh edhe në tokë mbi një shtrojë të pastër apo të ngjashme me të. Kurani duhet të ruhet e të mos vendoset në një vende të ulta apo në ndonjë vend që është i papastër apo mbi dhe, sepse kjo përmban përçmim ndaj tij. E nëse duhet ta vendosësh mbi ndonjë shtroje të pastër, atëherë nuk ka problem, duke u përpjekur që ta lartësosh atë si në aspektin fizik ashtu dhe kuptimor.

Shejh Abdullah ibn Xhibrin, “Fatava Islame” 15/4

Përktheu: Ylli Rama