Pyetja:

A është e vërtetë se guri i zi është gurë xheneti që ka zbritur i bardhë por që e kanë nxirë mëkatet  e njerëzve?

***

Përgjigjja:

Po, është saktësuar në Sunenin e Tirmidhiut se Profeti ﷺ ka thënë: “Guri i zi zbriti nga xheneti më i bardhë se bora, por u nxi nga mëkatet e bijëve te Ademit (paqja dhe mëshira e Allahut).”

Ibn El Arabi, komentuesi i Sunenit të Tirmidhiut shprehet duke thënë: “Shikoni gjurmët që lënë mëkatet në zemrat e njerëzve. Kur ato ndikojnë në këtë mënyrë mbi një gurë (duke e nxirë atë) atëherë si mendoni për gjurmët që ato lënë në zemrat e njerëzve.”

Mëkatet ndikojnë shumë tek zemrat dhe në çdo aspekt të jetës. Ai që hulumton në tekste (Kuran dhe Sunet) e kupton këtë fakt se si ato (gjynahet) ndikojnë madje edhe tek guri duke e nxirë atë.

Allahu e di me se miri.

Mesh’hur Hasen al Selman

Përktheu: Fatjon Isufi