Pyetja:

E kam një vëlla 20 vjeç dhe tash verës është martuar. Ka qenë djalë shumë i mirë. Por 4 ditë para martesës ia kemi bërë adetet dhe në fillim të dasmës e kemi gjetur një çelës në grurë.
Tash jemi kthyer prapë në Zvicër dhe kemi shumë problem me vëllanë, nuk ka muhabet me gruan e tij dhe as me nënën e babën, dhe shkon veç në rrugë të këqija dhe nuk e dëgjon askënd.
Kemi qenë nëpër hoxhallarë dhe kanë thënë se shumë i ftohtë qenka djali nga familja, por prapë nuk është më mirë dhe i shkon mendja të bëj vetëvrasje.
Dhe, pyetja ime është: a mund të jetë kjo një magji-sehire?

***

Përgjigjja:

Në bazë të përshkrimit tuaj, ka shumë gjasa që mbi djalin të jetë bërë magji – sehire. Ju duhet të shkoni tek ndonjë hoxhë që kuron të sëmurit nga magjia me Kur’an e të keni kujdes që mos të shkoni tek ata falltarë që e quajnë veten hoxhallarë dhe merren me hajmali.

Allahu e ruajttë vëllanë tuaj nga çdo e ligë!

Muhamed Dërmaku