Pyetja:
Në qoftë se një vajze, i është bërë ndërhyrje kirurgjikale (për shembull në bark), gjatë së cilës i është bërë hapje plage dhe qepje. Në fakt kjo i ka ndodhur kur ishte shumë e vogël pra gjatë ose disa muaj pas lindjes. A është e nevojshme që familjarët e saj ta njoftojnë cilindo që kërkon dorën e saj për këtë ndërhyrje dhe se ajo ekziston deri tani?
***
Përgjigja:
Muslimani duhet të jetë i sinqertë në të gjitha çështjet e tij, sepse siqeriteti është shpëtim dhe siguri. Nëse dikush vjen dhe kërkon dorën e kësaj vajze dhe tek ajo ekzistojnë akoma shenjat e kësaj ndërhyrje kirurgjikale atëherë u kërkohet atyre që të tregojnë, sepse ndoshta keto shenja ne trup nuk mund ti durojë në qoftë se ai nuk i di, dhe mund të jetë një problem mes tij dhe familjes, duke pohuar se kjo është e metë e saj. Për këtë arsye duhet ti tregojnë burrit për gjendjen e vajzës në mënyrë që të jetë I informuar dhe të mos fajësohen më pas.
Komisioni i përhershëm i kërkimeve akademike dhe fetvave
Përktheu: Fatjon Isufi