Pyetja:
Një muezin nuk i shqipton fjalët siç duhet, a i lejohet ta thërrasë ezanin apo jo? A mjafton ezani i thërritur prej tij?
***
Përgjigjja:
Ezani nuk është i vlefshëm n.q.s. muezini nuk i shqipton saktë fjalët e ezanit, e njëjta gjë vlen dhe për ikametin. Personi i lartpërmendur duhet të mësojë tek nje nxënës dije shqiptimin e duhur të saktë të fjalëve të ezanit dhe ikametit. Pra, muezini le ta bëjë këtë vepër (thirrjen e ezanit) sinqerisht për Allahun dhe le të përgëzohet me përgëzimin e Zotit të tij për shpërblim të madh, siç ka thënë Profeti ﷺ: “Muezinët janë njerëzit me qafa më të gjata Ditën e Gjykimit”.
Zejd el Medkhalij, “el Ikdul munedadul xhedid” fq. 226
Përktheu: Shuajb Rexha