Pyetja:

A i lejohet muslimanit që të shoqërojë me makinë në shtëpinë e saj bashkëshorten e vëllait të tij pa praninë e mahremit të saj?

***

Përgjigjja:

Nuk lejohet diçka e tillë sepse Profeti ﷺ ka thënë: “Mos të veçohet një mashkull me një femër përveçse në praninë e mahremit” dhe “Mos të veçohet një mashkull me një femër, sepse i treti do jetë shejtani”. Kurse n.q.s në makinë me ta ndodhet një i tretë, qoftë mashkull apo femër, lejohet sepse në këtë mënyrë eleminohet veçimi, përveç nëse është ndonjë situatë e dyshimtë apo e rrezikshme. Në këtë mënyrë zbatohen dhe përputhen të gjitha argumentet fetare njëkohësisht.

Shejh Abdulaziz Ibn Baz, “Fetaua el mer`etil muslimeh”, fq 558