Pyetja:

A i lejohet femrës muslimane të rri pa mbulesë para xhaxhait të babait apo nënës, para dajës së babait apo të nënës? A konsiderohen ata mahrem për femrën?

***

Përgjigjja:

Po, nëse babai i saj apo nëna e saj, ka një xhaxha apo dajë, qoftë ky nga të dy prindërit (stërgjyshërit) apo vetëm nga babai (stërgjyshi) apo vetëm nga nëna (stërgjyshja), konsiderohet mahrem për këtë femër sepse xhaxhai i babait tënd është në pozitën e xhaxhait tënd, daja i babait tënd është në pozitën e dajës tënd. Po ashtu xhaxhai i nënës tënde është në pozitën e xhaxhait tënd apo daja i nënës tënde është në pozitën e dajës tënd.

Shejh Ibn Uthejmin, “Fetaua el mer`etil muslime”, fq 415