Pyetja:

Unë jam 20 vjeç dhe flokët e mi janë thinjur ose janë zbardhur dhe kam 3 vjet që i lyej me këna të zezë. A është haram ajo që bëj unë? Jam ende i ri dhe flokët dhe prandaj i lyej se janë të thinjura shumë. Nëse është haram ti lyej me këna të zezë, atëherë a ka diçka  që nuk është haram?

***

Përgjigjja:

Lyerja e flokëve me ngjyrë të zezë është haram.

Xhabir bin Abdullah ka thënë se kanë sjellë Ebi Kuhafete ditën e hapjes së Mekës ku koka dhe mjekra e tij ishte e zbardhur dhe Profeti ﷺ i ka thënë: “Ndryshoji këto me ndonjë ngjyrë duke iu larguar të zezës.” [1]

Nëse e përzien të zezën me një ngjyrë tjetër nuk ka ndonjë problem.

Në hadith tregohet kërcënimi për atë që e lyen flokun me ngjyrë të zezë. Ai që e lyen flokun me ngjyrë të zezë kërkon të ndryshoj krijimin e Allahut”.

Shejh Uthejmini, “Fetaua” vëllimi 11

Allahu është i dijshëm.

Tomor Boriçi

———————————–

[1] Muslimi, Ebu Davudi, Nesaiu