Pyetja:
Akoma nuk e kam kuptuar islamin si duhet. Mendoj se i praktikoj detyrat ndaj Zotit por Zoti i di si i praktikoj si p.sh., unë i lutem Zotit për diçka por Zoti nuk ma kthen lutjen.
***
Përgjigjja:
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Të këshilloj për disa gjëra:
1. Kujdes me 5 vaktet në kohë!
2. Dhikrin e mëngjesit dhe mbrëmjes në kohë.
3. Kujdes me shokët që të rrethojnë.
4. Çdo ditë të lexosh të paktën një xhuz Kuran ~ 20 faqe.
5. Lexo librin “Sëmundja dhe ilaçi” të Ibn Kajimit dhe librin “Mos u dëshpëro” të Aid el Karnit.
6. Largohu nga shoqërimi me vajza/shoqe e kolege.
Allahu e di më së miri.
Imam dr. Ahmed Kalaja