Pyetja:

Nëse gjatë faljes së farzit në etehijatin e parë gabohet apo se di a quhet gabim vonesa kur duhet të lexohet vetëm etehijati a unë nisa t’i lexoj salavatet dhe në moment m’u kujtu se nuk duhet dhe e ndërpres e ngrihem në këmbë a duhet që ta përsëris këtë namaz farz apo si? Se me sa e di unë nuk mundet të bëhet sevi sexhdeja gjatë farzit.

***

Përgjigjja:

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Nuk ka përse, sepse është transmetuar dhe leximi i salavatit në uljen e parë. As nuk ka nevojë për sehvi sexhde. Allahu e di më së miri.

Imam Dr. Ahmed Kalaja