Pyetja:
Nëse thirret ikameti në kohën që jam duke u falur sunetet e atij vaktit a duhet të ndërpres faljen për të falur farzin me imamin apo duhet të vazhdoj namzin e nisur?
***
Përgjigjja:
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Kjo është një çështje për të cilën është transmetuar një hadith i saktë se nëse thirret ikameti e jeni duke u falur ndërpriteni e falni farzin, apo hadithi tjetër i cili thotë se nuk lejohet të falësh vetëm se farzin. Të dyja hadithet janë të sakta.
Imam dr. Ahmed Kalaja