Pyetja:
Si të veprojë në këtë rast p.sh., e lëndoj pak dorën apo këmbën pa marrë parasysh ndonjë pjesë të trupit edhe ajo fillon të pikojë gjak e unë dua ta fali namazin, ta pres derisa të ndalet gjaku koha e namazit do të kaloj, kështu që a mundem të marr abdes dhe të falem edhe pse vazhdon plaga të derdhë gjak?
***
Përgjigjja:
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Mendimi më i drejtë i dijetarëve të Islamit është se dalja e gjakut nuk e prish abdesin, kështu që mos e vrit mendjen fare, sepse në transmetime është transmetuar se sahabët faleshin dhe plagët e tyre kullonin gjak dhe nuk ka tekst të saktë që e thotë se prishet abdesi.
Allahu e di më së miri.
Imam dr. Ahmed Kalaja