Pyetja:

A lejohet të ngjyrosim flokët apo thonjtë dhe a pranohet namazi me thonjë apo flokë të lyer?

***

Përgjigjja:

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Flokët lejohet pa asnjë problem edhe për faljen, s’përben problem për abdesin as për faljen. Ndërsa ne lidhje me thonjtë ka probleme në lidhje me abdesin e si pasojë nëse bëhet fjalë për lyerje që janë me manikyr, manikyr apo kapakë që ngjiten si thonjë që nuk lejojnë depërtimin e ujit, padyshim nuk lejohen në kohë të zakonshme falje, përveç rastit ku femra s’e ka obligim faljen; pra është lehonë ose me menstruacione, siç duhet të ketë parasysh se në të tilla momente duart duhet  të jenë të mbuluara ose me dorashka. Allahu e di më së miri.

Imam dr. Ahmed Kalaja