Pyetja:

Unë zakonisht e them bismilah-in në shqip “Në emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit”. E kam gabim apo duhet “Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit”? Jam i ri në besimin Islam prandaj pyes.

***

Përgjigjja:

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, Muhamedin ﷺ mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Nuk ka gjë, megjithëse më afër gjuhës arabe do të ishte përshtatja në shqip Me emrin e Allahut të Gjthmëshirshmit, Mëshiruesit.

Mos u ndjej keq se mund të jesh në fillimet e fesë, sepse imani s’ka të bëjë me fillestar apo të hershëm, është diçka që rëndon në zemër dhe e vërtetojnë punët.

Imam dr. Ahmed Kalaja