Pyetja:
Kam një kushërirë timen që e ka parë në ëndërr shejtanin kur ka qenë duke shkuar në një feste duke u ngjitur në pallat por ka qenë shumë terr. Duke i dhënë shejtani një magji që të ndërroj pantallonat ngjyrat e tyre. Ai ja mbushi mendjen që t’i ndërronte ngjyrat. Kjo i ndërronte vet ngjyrat se thoshte jo rozë se i ka kjo shoqe, verdhë jo prapë mandej te zeza me të bardha. Por kur i bëri të bardha me të zeza si punoj me magjia dhe e thërret shejtanin hajde o shejtan m’i ndërro se nuk po më punon më magjia. Erdhi shejtani dhe dolën xixa te bardha dhe ja ndërroi. Pastaj ajo filloj të qeshte përsëri. Më pas më ka pyetur mua në ëndërr ndërroj edhe ti pantallonat, këpucët me qafa etj. Unë s’kam pranuar. Unë e fali namazin, por kjo kushërira jo. Por kushërira ime ka pas një lidhje me qëllim martese por që kur ka parë shejtanin në ëndërr thotë s’e do më. Ne e njohim atë djalë është shumë i mirë, kjo ka ndryshuar, është tip i pa qëndrueshem.
***
Përgjigjja:
Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Unë nuk komentoj ëndrra, po do të thosha që të shkojë te dikush që bën rukje sipas sheriatit dhe ai t’i japë vaj për t’u lyer në të gjithë trupin dhe ujë për të pirë. Të fillojë namazin urgjentisht edhe ky djali të fillojë namazin, t’i futen fesë mirë e ta bëjnë nikahun me hoxhë kur të piqen kushtet dhe kur te jetë me e favorshme për të dy. Edhe ju duhet të jeni të kujdesshëm se shoqëria juaj mund të jetë ftuese në të keqe. Allahu e di më së miri.
Imam dr. Ahmed Kalaja