Pyetja:

Çfarë gjykimi ka leximi i Kuranit vetëm duke e parë me sy?

***

Përgjigjja:

Shejh Ibn Baz, ka thënë: Nuk quhet lexues, ai i cili e lexon Kuranin vetëm duke e parë me sy, pa i lëvizur buzët. Ai as nuk e arrin shpërblimin e leximit të Kuranit, vetëm nëse e lexon Kuranin me zë duke i lëvizur buzët.

“Mexhmu el Fetaua”, 8/363