Pyetja:

Thuhet se leximi i sures Mulk gjatë natës e mbron njeriun nga dënimi në varr. A mund te arrihet kjo, nëse kjo sure lexohet gjatë ditës?

***

Pergjigjja:

Surja Mulk është një ndër suret më madhështore në Kuran, të cilën inkurajohemi ta lexojmë shpesh, dhe ka transmetime ku thuhet se ajo e mbron nga dënimi i varrit personin që e lexon atë. Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të) se Profeti ﷺ kishte thënë: “Ka një sure të Kur’anit me tridhjetë ajete, e cila ndërmjetësoi për një njeri, derisa ai u fal nga Allahu; ajo është surja Tebaareke- ledhi bi jedihi’l-mulk (I bekuar është Ai, që në Dorë ka sundimin) (Mulk, 1)” [1]

El-Mennaavi (Allahu e mëshiroftë) tha: “Ai (personi) e ka lexuar atë shpesh, kështu që surja vazhdoi të kërkonte nga Allahu që Ai ta falte atë, derisa ai u fal nga Ai. Kjo është inkurajim për secilin që të lexojë këtë sure rregullisht, në mënyrë që të arrijë ndërmjetësimin e saj”. [2]

Shejkh ‘Abdul-Muhsin el-‘Abbad (Allahu e ruajt) tha: “Ky hadith thekson vlerën e sures dhe na tregon se ajo do të ndërmjetësojë në Ditën e Ringjalljes për shokun e tij, pra për atë që e lexon këtë sure”. [3] Për vlerën e përmendur, atë se kjo sure do të ndërmjetësojë për presonin që e lexon, nuk ka asgjë për të kufizuar leximin e saj gjatë natës apo ditës. Ajo që mund të kuptohet nga ky hadith është se ajo që nënkuptohet me të lexuarit e kësaj sureje është kushtimi i një rëndësie më të veçantë asaj, duke e mësuar përmendësh, duke e kuptuar, dhe duke e lexuar shpesh, sidomos në namaz.

Transmetohet nga en–Nesa’i në Sunan El-Kubra (10547) dhe në Aml el-Jewm we’l-Lejleh (711), dhe nga Ebu Tahir el-Mukhliss në el- Mukhlisijjaat (228), nëpërmjet Arfexheh ibn Abd el-Uahid nga ‘Asim ibn Ebi’n-Nuxhûd, nga Zirr, nga Abdullah ibn Mes’ud, i cili tha: “Kush e lexon suren Tebaareke-ledhi bi jedihi’l Mulk (I bekuar është Ai, që në Dorë ka sundimin) çdo natë, Allahu do ta mbrojë atë me këtë nga dënimi i varrit. Në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ , atë e quanim el-Maani’eh (ajo që mbron), dhe thoshim se në Librin e Allahut ka një sure të cilën, kush e lexon çdo natë, bën një vepër të mirë e madhështore”. Isnaadi (zinxhiri i transmetimit) i tij është lejjin (i dobët). ‘Arfexheh ibn Abd el-Waahid është i dyshimtë dhe askush nuk e ka konsideruar si të besueshëm.

El-Haafiz (Ibn Haxher) tha në et-Tekrîb (389): “Ai është i pranueshëm, do të thotë, nëse ka ndonjë dëshmi mbështetëse, përndryshe hadithi i tij është lejjin, siç u tha edhe në hyrje”. Nuk ka dëshmi mbështetëse për versionin e ‘Arfexhes të këtij transmetimi me këto shtojca. Përkundrazi, ai u kundërshtua nga dikush që është shumë më i besueshëm se ai, d.m.th. Sufjan eth- Theuri.

El-Hakim (3839) transmetoi nëpërmjet Ibn el-Mubarek, et- Taberani transmetoi në el-Kebîr nëpërmjet Abd er-Rezaak (8651), të dy nga Sufjani, nga Asim, nga Zirr, nga Ibn Mes’ud se kishte thënë: “(Engjëjt) do t’i vijnë një njeriu në varrin e tij. Ata do t’i vijnë te këmbët dhe ato do t’u thonë: ‘Ju nuk keni kontroll mbi ne, ai e lexonte suren el-Mulk’. Pastaj, ata do t’i vijnë te gjoksi ose te barku dhe ai do të thotë: ‘Ju nuk keni kontroll mbi mua, ai lexonte suren el-Mulk’. Pastaj, ata do t’i vijnë te koka e tij dhe ajo do t’u thotë: ‘Ju nuk keni kontroll mbi mua, ai lexonte suren el-Mulk’.

Pra, surja është maani’eh (mbrojtëse), që mbron nga dënimi i varrit, dhe në Tevrat përmendet si surja el-Mulk: kushdo që e lexon atë natën, e ka bërë një punë të çmuar dhe ka bërë mirë”. Ky është transmetimi i saktë dhe kjo është ajo që është e njohur për dijetarët. Fjalët “Kushdo që e lexon atë çdo natë, Allahu do ta mbrojë atë nga dënimi i varrit”, të cilat paraqiten në hadithin e ‘Arfexhes, nuk janë të njohura për dijetarët dhe, po ashtu, atribuimi i saj ndaj Profetit ﷺ nuk është i njohur nga ata. Ajo që është e saktë në lidhje me isnadin e këtij transmetimi, është se ai është mewkûf (përfundon me Sahabi), si në këtë transmetim të Sufjanit.

Është transmetuar edhe nga Ebu esh-Shejh në Tabekat el-Asbahaanijjîn (264), në një formë më të shkurtër merfû nga Ibn Mes’ud, si më poshtë: “’Surja Tebaarek (el-Mulk) është ajo, që mbron nga dënimi i varrit’. Kjo është transmetuar nëpërmjet Ebu Ahmed ez-Zubejri nga Sufjani. Sa i përket Ebu Ahmed ez-Zubejrit, (Imam) Ahmedi tha: ‘Ai bëri shumë gabime në hadithin e transmetuar nga Sufjani’. Ebu Hatim tha: ’Ai ishte një adhurues i devotshëm dhe kishte njohuri të mira të hadithit, por bënte gabime’”. (Tehdhîb et-Tehdhîb, 9/228)

Dhe një nga gabimet që bëri është ky, kur ai transmetoi nga Sufjani (Allahu e mëshiroftë). Transmetimi i saktë është transmetimi mewkûf, siç citohet më sipër nga Ibn el-Mubarek dhe Abd er-Rezaak. Diçka e ngjashme mund të thuhet, nëse konsiderohet të jetë merfû (atribuuar Profetit ﷺ me një zinxhir transmetimi të plotë), siç u theksua nga më shumë se një nga dijetarët. Dhe kjo është në përputhje me atë që u tha më lart. Hadithi është i përgjithshëm në kuptim dhe nuk përcakton që ajo duhet të lexohet vetëm gjatë natës. el-Mennaawi tha në et-Tejsîr (2/62): “Surja do ta mbrojë atë që e lexon. Kur të vdesë dhe të varroset, ai nuk do të dënohet në varr”. Ebul-Hasan el-Mubaarekfûri (Allahu i madhërishëm pastë mëshirë ndaj tij) tha: “Ajo çfarë mendohet me leximin e kësaj sureje në këtë botë është se do të jetë një mjet shpëtimi për mbrojtje nga dënimi në varr”. (Mer‘aat el-Mefaatîh, 7/231) Sipas hadithit të Xhabirit (Allahu qoftë i kënaqur me të), Profeti ﷺ nuk flinte, derisa të lexonte Elif-Laam-Mîm tenzîl (Surja es-Sexhdeh) dhe Tebaareke-ledhi bi jedihil- mulk (Surja el-Mulk).

Ky hadith u transmetua nga et-Tirmidhi (2892) dhe të tjerët; u klasifikua si sahih nga shejh Albani. Megjithatë, ky paraqitet të jetë problematik (me’lûl), siç u tha nga Ibn Ebi Haatim, i cili transmeton nga babai i tij në el-‘Ilel (1668) dhe në ‘Ilel ed-Daarekutni (13/340). El- Haafiz Ibn Haxher u pajtua me të, ashtu siç thuhet nga Ithaaf el- Mehreh (3/155). Ai, po ashtu, tha, pasi diskutoi isnaadin e tij: “Bazuar në këtë, ky transmetim është mursel apo mu‘del (d.m.th. jo i shëndoshë)”. (Netaa’ixh el-Efkaar, 3/267)

Përmbledhje: Ka shpresë se, ai i cili e lexon këtë sure, do të arrijë këtë vlerë të çmueshme dhe kjo sure do të ndërmjetësojë për të para Allahut duke e shpëtuar atë nga dënimi i varrit. Ka transmetime ku thuhet se në veçanti duhet dhënë rëndësi kësaj sureje gjatë natës apo para se të shkoni për të fjetur, kështu që, nëse personi mundohet ta bëjë këtë, është një vepër e mirë inshaAllah.

Dhe, krejt në fund, Allahu i Madhëruar e di më së miri.

islamqa.info

———————————————————————–

[1] Ebu Dawudi (1400); Tirmidhiu (2891), u klasifikua si sahih nga shejh Albani në Sahih Tirmidhi.

[2] Fejd el-Kadîr, 2/574.

[3] Sherh Sunen Ebi Davud, 8/7.