Ebu Umame tregon se Muhamedi ﷺ na ka nxitur në mësimin e Kuranit, pastaj na ka folur për vlerat e tij e ka thënë:
“Kurani do të vijë Ditën e Gjykimit tek ai që e ka lexuar atëherë kur ka më së shumti nevojë. Do t’i vijë atij me pamjen më të bukur dhe do t’i thotë: “A më njeh mua? Ai i thotë: “Kush je ti? I thotë: “Unë jam ai që ti e doje, e nderoje, rrije zgjuar me mua, e gjallëroje ditën me mua. Ai thotë: “Ndoshta ti je Kurani” Pastaj paraqitet para Allahut të Madhëruar, i Cili i jep mbretërinë nga e djathta, përjetësinë nga e majta, i vendoset kurora e mbretërisë mbi kokë, dhe prindërit e tij musliman veshin rroba tepër të bukura dhe thonë: “Prej nga i kemi këto të mira ndërkohë që ne nuk i kemi bërë me punët tona? I thuhet: “Për shkak të djalit tuaj i cili ka lexuar Kuranin dhe juve ju është dhënë kjo”.
Kurse në videon e më poshtme hoxha i nderuar Bekir Halimi tregon për vlerën e madhe që ka nëse lexon vetëm 1 shkronjë nga Kurani…