Pyetja:

 

A ka syefaqësia shenja (simptome) dhe si ka mundësi që njeriu t’i din të njëjtat?

***

Përgjigjja:

Syfaqësia ështe shirku i fshehur, shirku i sekreteve. Njeriu e njeh veten e tij më mirë se çdokush, andaj thotë Allahu:

Po njeriu është dëshmitar (njohës) i vetvetes.” (Kijame: 14)

Andaj ai i cili i bën llogari vetes dhe e ndjen se Allahu e mbikqyr në çështjet e fshehta dhe publike, do të shpëtojë prej kësaj sëmundje shkatërruese.

Ndoshta prej shenjave më të dukshme është se ai që bën vepra të mira i bën ato me qëllim që të duken në mesin e njerëzve, madje qëllimisht flet për mirësitë e tija dhe adhurimet që ia bën Allahut me qëllim që njerëzit ta lëvdojnë dhe ta ngrisin.

Nuk i takon njeriut që ta braktis ndonjë adhurim për shkak të frikës nga syefaqësia, ngase kjo është prej kurthave të shejtanit, sepse ai ndonjëherë mundohet që robi të bjen në syefaqësi, kurse ndonjëherë tjetër mundohet që t’ia zbukuron lënien e ndonjë vepre me pretekst të frikës nga syefaqësia, e gjithë kjo me qëllim që ta largon njeriun nga veprat e mira. Ajo që na obligohet është veprimi i punëve të mira për hir të Allahut dhe largimi nga ngacmimet e shejtanit dhe kurthat e tija.

Ai i cili ka vendosur që ta bën një vepër dhe pastaj e braktis atë për shkak të frikës nga syefaqësia, ai ka rënë në syefaqësi, ngase ai e ka lënë kryerjen e asaj vepre për shkak të njerëzve, mirëpo nëse e kishte lënë këtë vepër që ta kryen kur është i vetmuar, atëherë kjo është e pëlqyeshme.

Syfaqësia (rija-ja) shërohet me shumë gjëra, prej më të rëndësishmëve është vendsomëria e sinqertë e njeriut për t’iu larguar dhe për të shpërtuar nga ajo.

Poashtu, përkujtimi i Ditës së Gjykimit dhe kërcënimit të rëndë për atë i cili ka bërë vepra për syefaqe, ta dijë robi se dëmi dhe dobija janë në Dorën e Allahut, lëvdata e së cilit është mirësi, ndërsa nënçmimi i së cilit është poshtrim, Një i Vetëm, pa ortak.

Poashtu, llogaritja e vetvetes dhe marrja me mëkatet, sëmundjet dhe mangësitë e veta, ta shton adhurimin në vetmi, siç është namazi i natës, lëmosha në mënyrë të fshehur, të qamurit në vetmi prej frikës nga Allahu…

Duhet që robi të kërkoj ndihmë prej Allahut që Ai t’i jep sinqeritet dhe të lutet me këtë lutje të transmetuar nga Pejgamberi ﷺ: “O Allah, kërkoj mbrojte prej Teje nga të bërit shirk duke e ditur dhe më fal për atë që nuk e di.”

Allahu e di më së miri.

AbdulAziz Al AbdulLatif

Përktheu: Ali Ashani