Pyetja:
A më lejohet mua që të falë për nënën time namaz istihare?
***
Përgjigjja:
Nuk të lejohet ty që të falësh namaz istihare në vend të nënës tënde, sepse namazi nuk pranohet me zëvendësim, por nëse njeriu bën dua për nënën e tij që Allahu t’ia lehtësoj në dobi të fesë apo dunjasë ose t’ia largoj ndonjë dëm eventual në fe dhe dunjanë e saj ose diç tjetër, atëherë nuk ka të keqe në këtë.
Shejh AbdulKerim El-Hudejr
Përktheu: Suad Hoxha