Pyetja:

Unë kam problemin e njollave të gjakut që vijnë në kohë të ndryshme nga periudha e rregullt mujore, dhe kjo më bën të hutohem nëse agjërimi dhe namazi im janë të vlefshëm. Cili është gjykimi islam për këtë?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut. Njollat e gjakut që vijnë në kohë të ndryshme nga periudha e rregullt mujore nuk e pengojnë femrën muslimane nga falja dhe agjërimi. Kjo është për shkak se Ummu Atijah (Allahu qoftë i kënaqur me të) tha: “Ne nuk e konsideronim rrjedhjen e verdhë dhe kafe pas tuhrit (pasi që pastroheshim) si të rëndësishëm.” [1]

Nëse gruaja është pastruar nga menstruacionet e saj, ajo që sheh më pas prej njollave nuk konsiderohet si menstruacion. Dhe këto sekrecione janë të pastra (tahir) kështu që ajo nuk duhet t’i lajë ato nga rrobat e saj (mund të falet me to). Ky është këndvështrimi i Ebu Hanifes dhe Ahmedit, është edhe një nga dy pikëpamjet e transmetuara nga Shafiu, dhe është klasifikuar si i shëndoshë nga Neveviu. Kjo pikëpamje u favorizua edhe nga Shejh Ibn Uthejmin.

Allahu e di më së miri.

islamqa.com

 

————————————————————-

[1] Transmetuar nga Buhariu (326) dhe Ebu Davudi (307). E klasifikuar si sahih nga shejh Albani në Sahih Ebu Davud.