Pyetja:

Kur është koha e duhur për faljen e namazit të natës?

***

Përgjigjja:

Koha e namazit të natës është ndërmjet namazit të jacisë deri në lindjen e agimit. E gjithë kjo kohë është për faljen e namazit të natës. Duke filluar prej mbarimit të namazit të jacisë deri në lindjen e agimit. Por koha më e mirë është fundi i natës ose një e treta e saj. Por nëse e fal namazin e natës para se të flesh kjo gjithashtu është gjë e mirë.

Nëse frikësohesh se nuk mundesh (të falesh) në fund të natës, atëherë më e mira është që të falesh në fillim të saj para se të flesh. Profeti ﷺ i ka këshilluar disa sahabë që ta falin vitrin para gjumit. Çdo njeri është i ditur për veten e tij. Nëse personi ka mundësi të ngrihet dhe të falet në fundin e natës kjo është më e mira. Nëse jo, atëherë le të falet në fillim të natës.

Imam Ibn Baz, “Fetaua nurun ala ed derb”