Pyetja:

Sa ditë zgjatë lehonia?

***

Përgjigjja:

Lehonia apo nifasi është gjendje apo periudhë me të cilën ballafaqohen femrat pas lindjes. Kjo është një etapë natyrale e cila nuk ka të bëjë me ndonjë sëmundje apo dixka të jashtëzakonshme por është diçka normale. Që zakonisht grave pas lindjes u paraqitet një hemoragji apo gjakderdhje për një periudhë derisa të pastrohet mitra e tyre pas lindjes. Kjo është nga aspekti mjekësor ndërsa nga aspekti fetar janë disa rregulla dhe dispozita që lidhen me çështjen e lehonisë apo nifasit sipas terminologjisë së sheriatit.

Dhe ato rregulla kryesisht janë se gruaja në këtë fazë,sikurse gjatë ciklit mujor, e ka të ndaluar dhe nuk e ka të obliguar që të falë namazin, pastaj të agjëroj gjithashtu e ka të ndaluar edhe tavafin rreth Qabes dhe kryesisht adhurimet që zakonisht i bënë muslimani si ibadete, rite ndaj Allahut të Madhëruar. Këtu hyn sipas shumicës së ulemave edhe leximi i Kuranit, e kështu me radhë.

Gjatë kësaj kohe që gruaja e lë namazin ajo nuk duhet që ta kompenzojë më vonë atë, ndërsa lënia e agjërimit obligativ duhet të kompenzohet më pas. Domethënë duhet të kompenzohet vetëm agjërimi e jo edhe namazi.

Kurse sa i përket asaj se sa mund të zgjasë kjo periudhë fukahatë si në të kaluarën edhe tash e shtjellojnë këtë problematik për faktin se ka të bëjë me kryerjen e adhurimeve dhe përderisa në këtë fazë nuk lejohet të kryhen këto adhurime të cilat i përmendëm më lart, atëherë shpjegojnë fukahatë dhe ulemat nëpër shtjellimet e tyre se sa zgjat kjo periudhë.

Fillimisht, për periudhën më të shkurtër ka debat dhe trajtim të ulemave, dhe e sakta është se nuk është diçka e kufizuar me ditë. Ndonëse përcillet nga Imam Ebu Hanife se ai ka thënë në disa raste se periudha më e shkurtër mund të jetë deri në 25 ditë.

Kurse periudha më e gjatë, sipas shumicës së mendimit të ulemave duke filluar nga medhhebi hanefi, pastaj hanbelitë dhe një transmetim nga Imam Shafiu thuhet se periudha e lehonisë më e gjata mund të jetë 40 ditë. Dhe ky mendim mbështetet në thëniet e sahabëve, ngase si hadithe të drejtpërdrejta nga Pejgamberi ﷺ nuk kemi diçka decidive që sqaron se kjo periudhë është kaq ditë. Mirëpo nga praktika e sahabëve, shokëve të Pejgamberi ﷺ dhe nga thëniet e tyre si Ibën Abasi dhe pastaj Ummu Seleme përcillet se ata e kanë trajtuar se periudha më e gjatë e lehonisë mund të jetë 40 ditë.

Dhe gjatë kësaj periudhe dyzetë ditëshe ka mundësi që gruaja disa ditë apo një ditë apo dy të mos ketë hemorragji dhe është normale. Kjo nuk nënkupton të rifilloj të falet por duhet të presë. Kurse nëse eventualisht zgjat kjo periudhë më shumë se 40 ditë, që u ndodh grave, faktikisht ne shpesh marrim pytje për këtë problematik shkaku se tek gratë në përgjithësi kjo periudhë nuk është e njëjtë te disa është më e gjatë e te disa pak më e shkurt.

Themi se nëse e kalon këtë periudhë prej 40 ditëve atëherë gruaja duhet të ketë kujdes, për arsye sepse ka mundësi të jetë istihadha, e që është një hemorragji që nuk është as cikël por as nuk është fazë e lehonisë. Kështu që nëse është istihadha ajo duhet të pastrohet dhe të filloj namazin, mirëpo nëse ka veti dhe karakteristikat e gruasë lehonë edhe pas kësaj periudhe ngase ka mundësi të shtyhet edhe disa ditë atëherë disa ulema thonë se nëse është e vazhdueshme dhe ka karakteristikat e nifasit atëherë ajo e ndërpret namazin, agjërimin dhe adhurimet e tjera edhe pas ditës së 40-të por me shumë kujdes se nëse ka ndërprerje qoftë gjysëm dite apo një ditë atëherë ajo menjëherë duhet të pastrohet dhe të fillojë namazin. Për arsye sepse kjo është më e sigurt për të sesa ta lë namazin për disa ditë për faktin se ajo ka mundësi të jetë e pastruar shkak i tejkalimit të kësaj periudhe, megjithatë nëse sheh gjak dhe ai gjak i ka cilësitë e lehonisë atëherë ajo vazhdon ta trajtojë vetën se është në periudhën e lehonisë.

Ajo gjithsesi duhet të konsultohet me ndonjë prej hoxhollarëve apo gjinekologen ngase edhe biologjikisht llogaritet se lehonia zgjat rreth 40 ditë. Prandaj edhe pas periudhës 40 ditëshe nëse i ndodh gruas ta tejkaloj këtë periudhë duhet të ketë kujdes më shumë.

Zoti e di më së miri.

Alaudin Abazi