Pyetja:

Nje musliman ka vdekur dhe ka pasur shumë fëmijë dhe ata kanë pasuri, a i lejohet atyre te presin ndonjë bagëti për të vdekurin apo të japin bukë, ditën e shtatë apo të dyzetave, si dhuratë për të dhe të mblidhen muslimanët për bukë?

***

Përgjigjja:

Sadakaja (lëmosha) për të vdekurin është e ligjëruar në Islam, gjithashtu ushqyerja e fukarenjve dhe shpërndarja e ushqimit dhe këshillimi me komshinjtë dhe nderimi i muslimanëve në veprat e mira të cilat na inkurajon Islami por prerja e dhenve, lopëve, deveve, shpendëve ose të tjera si këto për të vdekurin në ditën e vdekjes ose në një ditë të caktuar si psh., dita e shtatë apo e dyzetë ose dita enjte ose dita xhuma ose natën e xhumasë si lëmoshë për të vdekurin është prej bidateve dhe shpikjeve që nuk kanë qenë në kohën e paraardhësve tanë të mirë (es-selefu salih) – Allahu qoftë i kënaqur prej tyre! Eshtë detyrë heqja dore prej këtyre bidateve me argument fjalën e Pejgamberit ﷺ: “Kush shpik në fenë tonë dicka që nuk është prej saj, ajo i nuk i pranohet.” dhe “Ruhuni nga shpikjet (në fe)! Çdo shpikje është bidat dhe çdo bidat është humbje.” [1]

Shejh AbdulAziz ibn Baz, “Bidatet dhe gjurmet e tyre te keqija”, fq 117 & “Mexhmu’ul Fetawa” 13/204-205

Përktheu: Anis Agovi

—————————

[1] Buhariu dhe Muslimi